Matura shtetërore, koncepti i ri në vitin e ardhshëm! Publikohen datat e testimit


Nxënësit të cilët mbarojnë arsimin e mesëm këtë vit do të testohen me maturë shtetëroee njejtë si gjenerata paraprake e cila zgjodhi dy në vend të tre lëndëve eksetne dhe për programe të shkurtuara testuese. Koncepti i ri i maturës që e paralajmëroi Qendra shtetërore e provimeve po përgatitet, por do të aplikohet te maturantët e gjeneratës së ardhëshme 2022/2023.

Drejtoresha e Qendrës shtetërore të provimeve, Elizabeta Naumovska, thotë se konceptin e ri të maturës shtetërore e planifikojnë në vitin 2023, pasi edhe gjenerata e vitit vijues e ka pandeminë si hendikep edhe pse në shtator nisi viti shkollor nëpër shkolla, ndërsa vitin e kaluar dhe para atij kishim programe të shkurtuara.
“E pres ministrin e ri që të mirremi vesh për debat publik të zgjeruar për konceptin e ri të maturës. Ndoshta do ta organizojmë në pranverë, nesë qetësohet situata me Kovid. Së pari dua të debatohet me vetë nxënësit, por jo vetëm me maturantët e sivjemë por edhe me ata të cilët vitin e ardhshëm do të jenë maturantë, pasi për ata do të sillet koncept i ri, debat duhet të ketë edhe me profesor e drejtorë shkollash, me përfaqësues të arsimit të lartë e pastaj me opinionin e gjërë’, tha Naumovska, njofton Pa Censurë.

Koncepti i ri për gjeneratën e ardhshme të maturantëve parasheh tre lloje të maturës shtetërore, edhe atë sipas llojit të shkollim – gjimnaz, profesional apo artistik.

Për këtë vit matura shtetëror nuk ndryshon. Nxënësit do të testohen në dy lëndë eksterne dhe dy interne me një detyrë projektuese. Do ketë zgjerim vetëm në listën interne për nxënësit e arsimit profesinal për shkak të profileve arsimore të cilat më parë nuk kanë eksistuar, për cka Këshilli shtetëror i maturës, siq tha Naumovska, ka mbajtur mbledhje dhe ka bërë disa ndryshime.

Qendra shtetëror e provimeve i ka caktuar datat për testimet eksterne për vitin 2021/2022 në sesionin e qershorit dhe me 4 qershor maturantët do të testohen në gjuhë amtare (maqedonisht, shqip ose turqisht), dhe me 13 qershor testohen në matematikë, gjuhë angleze, fringe, gjermane, ruse, filozofi ose estetikë.
Matura shtetërore në vendin tonë realizohet nga viti 2007.

Vitin e kaluar maturën shtetërore e kaluan me sukses 15300 nxënës, me notë mesatare 3.61./pacensurë/

Baby Boo