Matoshi: Kapne kërcënuesin e Kurtit dhe sillne me bujë para drejtësisë

Ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, Halil Matoshi ka reaguar pas kërcënimit me jetë që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Baby Boo

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka thënë se ai duhet të arrestohet menjëherë nga organet e sigurisë dhe t’i publikohet emri.

 

“…po sot kur dikush kërkon kokën e Albin Kurtit (duke lypë ndonjë vrasës potencial me pagesë!???) u ndjeva i rezignuem dhe i indinjuem, për lehtësinë e padurueshme të te folunit për vrasje e dhunë, në ni shtet nominalisht demokratik e t’lirë! Policë hetues e prokurorë, këtë njeri duhet me e zbulue për 48 orë dhe me i bë jehonë lajmit, me e lshu në televizione e radio, me ia publiku emnin e vërtet në të gjitha portalet e mediat tjera si dëshmi se nuk ka me u toleru kultura e mosndëshkimit”, ka shkruar Matoshi.