Matjani: I mërzitur po shkruaj për atë qe dua më së shumti ATDHEUN!


Nga: Shabi Matjani

Ndëgjoja një këngë të huaj, u mërzita dhe fillova të shkruaj, të shkruaj për ATË QË TI E DO MË SË SHUMTI, ATDHEUN, PËR ATË TË CILIN EDHE DO TË LUFTOJE.

U betova të të mbroj ty, vollunterizova, e rrezikova edhe jetën time që ti nuk duhesh ta besh tani dhe në të ardhmen. Në vendin tim jane shumë veteran të pastreh dhe shumë e shumë të tjerë të detiruar nga hallet e pashpresë u detiruan të ikin në mërgim, ky numër vetem se po rritet. Ky fenomen global është prezent gjithkund, vetëm në SHBA rreth 1.4 milion veteran lufte janë në rrezik per tu bë të pastreh, e në vendlindjen time që me jetë time e mbrojta unë dhe shumë bashkëpatriota të mi, pothuajse çdo i dyty vuan nga gjendja e rrëndë ekonomike dhe sociale. Në SHBA, më shumë se 67% e veteranëve të pasteh i kanë shërbyer vendit të tyre në 3 vitet e fundit, ata kanë dhëne gjithçka edhe jetën e tyre, gjë që ende po e deshmojnë atë. Në vendin tim ende po participojmë. Ushtari ndonjehere nuk kupton, sepse ne zbatojmë urdhërat e eprorëve tone që i detirohemi atdheut dhe flamurit tone kombëtar. Pse një veteran është shumë lehtë për t’u eleminuar dhe tradhtuar? Pyetje e cila gjithmonë më rrëndon. Ende ai vazhdon te luftoj në forma të tjera që të mbroj vendlindjen e tij. Përderisa un e shkruaj këtë shkrim një veteran po e humb familjen e tij. Divorcet tek çiftet që I kanë shërbyer ushtrisë sa vijn dhe rritet. Një përllogaritje, 1/3 e veteranëve të luftes po vuajnë nga traumat e post-luftës dhe çregullimeve stresuese. Perderisa ti e lexon këtë, një veteran po bredh rrugëve i pashpresë ose kurohet nepër spitalet botërore duke luftuar me jetën e tij. Urime festat e nëntorit, lavdi dëshmorëve të kombit, ata që sakrifikuan gjithçka në jetë që të tjerët ta gëzojn lirinë.

Baby Boo