Matematikani hedh dyshime/ Virusi në Itali s’ka lidhje me Kinën, vret 60 herë më shumë


Matematikani i njohur italian Piergiorgio Oddifreddi hedh dyshime të rënda rreth epidemisë së Covid-19 që ka goditur Italinë.

Ai ka folur për fuqinë e këtij virusi dhe prejardhjen e tij. Oddifreddi thotë se përqindja e vdekshmërisë së këtij virusi në Itali është rreth 6%, ndërkohë që në Kinë dhe vendet e tjera ajo sillet tek rreth 3%.

Kjo i jep sipas profesor Oddifreddit, terren hipotezës së hedhur edhe nga Instituti Italian i Shëndetësisë, që supozon se ky virus nuk ka lidhje me atë kinez.

“Pra është një virus më vete dhe si i tillë”, – thotë Oddifreddi, – “duket shumë agresiv”.

Oddifreddi kalkulon, në bazë të krahasimit me gripin sezonal, se Covid 19, nëse do të ruante vdekshmërinë aktuale, mund të bënte rreth gjysmë milioni viktima vetëm në Itali.

“Nga gripi sezonal vdes një person në një mijë, kurse nga koronavirus aktuale vdesin 60 herë më tepër”, – tha Oddifreddi.

Profesori tha se deklarata e Merkel rreth infektimit të mundshëm të 70% të gjermanëve, tingëllon realiste.

“Merkel merr vesh nga shifrat, ajo është fizikante, nuk ka folur në tym”, – deklaroi Oddifreddi.

Baby Boo