Pas afro 10 ditesh nga zhdukja ne rrethana misterioze, vëllai i ish gjeneral Gjin Markut nga Bazi i Matit është gjetur i vdekur.
Ndue Gjinaj (Marku) 84 vjeç, i cili punonte si bari u gjet i vdekur dje në fshatin Fushë-Mollë pranë një përroi.
Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Nga këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe nga veprimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë rrëzuar nga një shkëmb dhe si pasojë ka humbur jetën”,- njoftoi policia lokale, duke shtuar se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat si “ngjarje aksidentale”.
Kujtojmë se i moshuari kishte dalë me bagëti jo shumë larg banesës, por nuk ishte kthyer duke alarmuar familjarët e tij te cilet kërkuan ndihmen e policisë.