Mass: Gjermania do të angazhohet që liberalizimi i vizave për Kosovën të realizohet sa më shpejt


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me dy zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas nga i cili ka marrë ri-konfirmimin për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën.
Gjatë takimit i është dhënë mbështetje synimeve të qeverisë për reforma në sundimin e ligjit, lu*ftimin e korr*upsionit dhe kr*imit të organizuar.

Ministri Mass deklaroi se gjatë Presidencës së Gjermanisë në Bashkimin Evropian, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ishte në krye të agjendës.
Ai konfirmoi se Gjermania do të angazhohet që liberalizimi për Kosovën të realizohet sa më shpejt, pasi qëndrimi i Gjermanisë është i qartë, se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim të vizave.

Temë e takimit ishte edhe çështja e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, ku kryediplomati gjerman konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për dialog dhe normalizim të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Kurti theksoi se qeveria e re garanton mjedis të sigurt për investime, dhe se Kosova do të mirëpriste investimet e përbashkëta të mërgatës dhe investitorëve gjermanë.
Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe ministri Maas biseduan për hapat konkretë për bashkëpunimin e mëtejmë mes dy vendeve mike.

Baby Boo