Maskat ndihmojnë botën e krimit/ Ekspertët: Lëvizin lirshëm dhe vështirësojnë identifikimin


Ndërsa vendet perëndimore fillojnë të zbusin gradualisht izolimin, po bëhet gjithnjë e më e qartë se shoqëritë nuk do të mund të kthehen në asgjë që i ngjason jetës para covidit. Për habi të shumë politikanëve, popullatat perëndimore i janë bindur në një masë të madhe udhëzimeve për të qëndruar në shtëpi. Në fakt, përpjekjet e izolimit në shumë vende kanë qenë aq efektive sa qeveritë tani po mendojnë që ti heqin kufizimet gradualisht pa shokuar qytetarët e bindur. Ditët e fundit, kryeministri britanik, Boris Johnson, foli për një mënyrë sipas të cilës qytetarët mund të ndjehen mirë ndërsa dalin nga izolimi: maskat e fytyrës.

Baby Boo