Mashtron pacientët se është mjek, ju merr para për shërbime


Një shkupjan dje rreth orës 13.00 në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është mashtruar nga një kryerës i panjohur cili i është prezantuar si mjek dhe i është ofruar t’i ndihmojë bashkëshortes të tij të sëmurë për një kompensim të caktuar.

Siç informon MPB, derisa B.V. (63) nga Shkupi ka pritur me bashkëshorten e tij në Repartin për Ortopedi, një person i panjohur mi është prezantuar si mjek i punësuar në klinikë dhe ka filluar t’i sqarojë për sëmundjen e bashkëshortes së tij.

Personi i ka ofruar se duhet t’u ndihmojë ta përshpejtojë procedurën për terapi, pas çfarë B.V. i ka marrë 12.000 denarë. Pasi i ka marrë paratë personi më nuk është kthyer.

Po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit.