Mashtrohet 37 vjeçari nga Gostivari me një çantë parash!


Tridhjetë e shtatë vjeçari V.F. nga Gostivari, dje (02-shkurt) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 13:40 në këmbimoren e tij në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar një person ka hyrë dhe ka kërkuar që të blejë një sasi më të madhe të devizave.

Sipas raportit, V.F. i kishte përgatitur fondet e kërkuara dhe i kishte futur në çantë dhe personi i panjohur është larguar nga këmbimorja për të sjellë denarët. Së shpejti, V.F. ka konstatuar se ishte mashtruar dhe se çanta që kishte lënë në këmbimore nuk kishte paratë që i kishte dhënë dhe se ndoshta në ndërkohë kishte shfrytëzuar pakujdesinë, kishte marrë paratë dhe i kishte zëvendësuar me copa letre të zakonshme. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Baby Boo