Mashtrimi me regjistrimin, shqiptarët “shkrihen” në “qytetarë të Maqedonisë”


Pyetësori i regjistrimit të popullsisë që do të mbahet më 1 prill të vitit 2020 nuk pritet të parasheh paragrafin e përkatësisë etnike dhe religjionit. Për të kuptuar se cilës bashkësi etnike i takon qytetari do të regjistrohet duke iu përgjigjur pyetjes se cila gjuhë amë është e tij dhe cilën gjuhë flet në komunikim. Kështu paralajmëroi drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski i cili propozon që këto dy paragrafë të tërhiqen duke shtuar se të dhënat për përkatësinë etnike janë keqpërdorur për qëllime politike prandaj edhe nuk duhet të jenë pjesë e regjistrimit.

”Qëllimi i regjistrimit nuk është përkatësia etnike, është qytetari. Maqedonasit shqiptarit, turkut, romit ose kushdo tjetër nuk I duhen rrugë të posaçme, u duhet një rrugë e përbashkët, të gjithëve ju duhen rrugë, të gjithë u duhen kushte të caktuara për jetë, të gjithëve u duhet punë, të gjithëve u duhen vende ku mund ti furnizojnë nevojat e tyre për vete dhe familjet e tyre. Këtu nuk ka dallime të mëdha sa I takon asaj se cilës përkatësi etnike dhe cilit religjion I takon, këtu kemi lënë gjuhën për shkak se ka përfitime në arsim para së gjithash dhe disa elemente të tjera- deklaroi Apostoll Simovski, drejtor i Entit të Statistikave.

Nëse dihet se të gjitha të drejtat, që nga punësimi, përdorimi i gjuhës, flamurit, etj., sipas Marrëveshjes së Ohrit dhe kushtetutës për shqiptarët dhe bashkësitë tjera koshumicë, janë të lidhura drejtëpërdrejtë me përqindjen e tyre, kjo do të thotë se at do të ngelit në pozitat e regjistrimit të vitit 2002, deri në “shkrirjen” e tyre të plotë në “qytetarë të Maqedonisë”. Të gjithë duhet të çohemi në këmbë për të mos lejuar këtë mashtrim!/FAKTE

Baby Boo