Mashtrimet me viza: Mitrovicasi e denoncon gruan që e pagoi 2000 € për një vizë për Suedi


Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë nuk janë të rralla. Shumë herë Sinjali ka raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar viza. Një rast i tillë dyshohet se i ka ndodhur edhe një qytetari nga Mitrovica, i cili ia ka dhënë një personi një shumë të të hollave që dy vite, por mbeti pa para dhe pa vizë.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se qytetari që u mashtrua ka vendosur sot që ta denoncojë personin me të cilin bëri marrëveshje në vitin 2020, duke e raportuar në Polici. Në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve thuhet se ai e ka paguar një grua rreth 2000 euro, për t’ia rregulluar një vizë pune për Suedi.

Por që nga ajo kohë, përveç që nuk e mbajti premtimin, e dyshuara as të hollat nuk ia ka kthyer viktimës, çka e mllefosi këtë të fundit dhe kërkoi ndihmë nga Policia pas këtyre viteve. Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim, por ende nuk ka arritur ta kap personin e dyshuar. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Mashtrim”, teksa është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i gruas së dyshuar posa e njëjta të kapet nga Policia. /Botapress.info/

Baby Boo