MASH: Sigurojmë mësim edhe për fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për mësim online


Fëmijët të cilët nuk kanë pajisje për ndjekjen e mësimit online gjatë virusit Covid-19 do të kenë mundësi për mësim si edhe fëmijët e tjerë, bëri të ditur sot Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe informoi se me Planin dhe Protokollet që janë miratuar nga Qeveria parashikohet ndjekje me sukses të mësimit edhe për fëmijët të cilët nuk do të kenë mundësi të mësojnë përmes platformës online.

Për këtë qëllim, fëmija ka mundësi që mësimin ta ndjekë me prezencë fizike në orët në klasa, derisa mësimdhënësit u ligjërojnë fëmijëve të tjerë përmes platformës online. Gjithashtu, për fëmijët, prindërit e të cilëve janë prononcuar se nuk duan t’i lëshojnë në shkollë me prezencë fizike, ndërsa nuk kanë pajisje, në Plan është paraparë opsion të marrin materiale të shtypura. Këto materiale do t’u dorëzohen prindërve nga ana e mësimdhënësve sipas të gjitha masave dhe protokolleve për mbrojtje nga Covid-19. Që të munde çdo fëmijë të ketë qasje deri te materiali mësimor, MASH-i është në negociata që përmes videos 15 minutëshe në orë të caktuar të emetohen në Servisin kombëtar në kanale të veçanta të cilat janë siguruar”, kumtuan nga MASH-i.

Mësimdhënësit do të kenë obligim të komunikojnë rregullisht me fëmijët dhe familjet e tyre dhe të ndjekin sa përparojnë në mësim.
Qëllimi prioritar dhe më i rëndësishëm, thonë nga MASH-i, është të sigurohet qasje deri te mësimi për çdo vajzë dhe djalë në shtet.
“Qëllimi ynë primar është të krijojmë arsim të arritshëm për secilin dhe sistem arsimor i cili do t’i vendosë themelet për zhvillim të brezave të ardhshëm të cilët do të jenë forca lëvizëse dhe mendja e shtetit”, theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Baby Boo