MASH shpall konkurs për subvencionimin e mjeteve për instrument të blerë muzikor


Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur konkurs për subvencionimin e mjeteve për instrument të blerë muzikor në vitin shkollor/akademik 2022/2023.

Ministria do të rikthejë një pjesë në vlerë prej 75% të mjeteve të paguara për një instrument muzikor të blerë, por jo më shumë se 100.000 denarë. Konkursi është për blerjen e 25 veglave muzikore nga nxënësit e rregullt dhe për 25 instrumentet muzikore nga studentë të rregullt, të cilët duhet të regjistrohen në shkollat ​​e mesme shtetërore, pra në institucionet e arsimit të lartë shtetëror ku mësohet muzika.

Konkursi i publikuar në faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës rendit kushtet që duhet të plotësohen, dokumentet e nevojshme dhe mënyrën e aplikimit për suvencionim të mjeteve për instrument të blerë muzikor. Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 60 ditë nga shpallja e konkursit.

Baby Boo