MASH: Rriten rrogat në arsimin e mesëm dhe fillor


Në ngjarjen e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim ndërmjet MASH dhe SPAKSH, me të cilën parashihet rritje e rrogës për 5 për qind mësimdhënësve të arsimit fillor dhe të mesëm, u paralajmërua se do të ketë rritje të rrogës edhe për punonjësit e arsimit të lartë dhe kulturor.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë, Arbër Ademi në konferencën e sotme për shtyp parajmëroi rritje të rrogës për 5 për qind të mësimdhënësve të arsimit fillor dhe të mesëm. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se a do të realizohet kërkesa e Nedellkovskit, Ademi tha se MASH është e përkushtuar që të përmirësojë statusin dhe dinjitetin e punonjësëve arsimor.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Kulturës dhe Shkencës së Maqedonisë, Jaki Nedellkovski kërkoi nga Qeveria e Maqedonisë që të nis aktivitetet për rritjen e nivelit të rrogave edhe në arsimin e lartë dhe të veprimtarisë kulturore.

“Presim që në periudhën e ardhshme Qeveria e Maqedonisë të mbajë llogari edhe për nivelin e rrogave në arsim dhe në kulturë. Do të kërkoja që Qeveria të kushtojë vëmendje edhe për rrogat të cilat nuk parashihen me këtë aktivitet, tash janë rrogat në nivelin e lartë të arsimit dhe në veprimtarinë e kulturës, e cila poashtu nuk është përmendur. Kemi shumë punë, kemi shumë sfida”, tha Nedellkovski.

Ndërkaq, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se shteti do të gjej mënyra se si ta përmirësojë situatën aktuale në arsim dhe shëndetësi./Pacensure

Baby Boo