MASH në fund të javës vendos për shkollat


-Deri në fund të javës Qeveria do të vendos nëse mësimi në gjysmëvjetorin e dytë prej 1 shkurtit do të fillojë me prani fizike apo online, tha sot ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri.

“Deri në fund të javës do të kemi takime dhe para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë do të ketë edhe qëndrim të Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe të Shtabit të krizës. I kemi parasysh edhe thirrjet nga UNICEF-i, i cili është për prani fizike gjatë mësimit, ndërkaq ne të gjithë, edhe kuadri mësimor, jemi të vetëdijshëm për përfitimet nga prania fizike. Dhe sipas të dhënave, në gjysmëvjetorin e dytë, patëm numër shumë të vogël të fëmijëve të infektuar. Vendimi ynë do të ishte i lehtë nëse do ta kishim variantin e njëjtë të virusit siç ishte në shtator dhe tetor. Tani ka variant të ri, por edhe kjo nuk do të thotë se fillimi i gjysmëvjetorit të dytë me prani fizike do ta rrisë numrin e të infektuarve”, deklaroi Shaqiri.

Baby Boo