MASH: Është apsurde të pro*testohet kundër modernizimit të arsimit


Protestat e sotme kundër ligjit për digjitalizimin e librave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës i quan si absurde, pasi vlerësojnë se reformat do të avancojnë procesin arsimor. Ministria ka reaguar pas pro*testave të sotme kundër librave digjital, të cilat u organizuan në disa qytete të vendit. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës në tërësi e legjitimon të drejtën për pro*testë të qytetarëve, sepse është e drejtë e garantuar në Kushtetutë.

Por, sërish shkaku për të cilën përdoret kjo e drejtë, është e paarsyeshme. Është absurde të pro*testohet kundër digjitalizimit të arsimit”, shkruhet në reagimin e tyre. Sipas tyre, ndryshimet duhet të ndodhin. Risitë siç thonë janë sfidë për të gjithë, por nga nga të njëjtat nuk duhet hequr dorë, por përkundrazi bashkërisht dhe në mënyrë transparente të vazhdohet të punohet për integrimin e tyre në sistem.

Baby Boo