MASH: Asistentë arsimorë në shkollat fillore do të ketë 220 më shumë se vitin e kaluar shkollor


Angazhimi i asistentëve për nxënësit me pengesa që ndjekin mësimin në shkollat ​​e rregullta fillore për të dytin vit radhazi, nuk është më shqetësim dhe shpenzim për familjet e nxënësve me pengesa, por detyrim i shtetit. Asistentët mbeten të fokusuar në sigurimin e arsimi cilësor të nxënësit përmes bashkëpunimit me mësimdhënësit dhe prindërit, me punëtorët profesional dhe ekipin gjithëpërfshirës që kujdeset për nxënësin, ndërsa njëkohësisht e inkurajojnë bashkëpunimin midis fëmijëve dhe komunitetit.

Si tregues se MASH dhe Qeveria, punojnë në ngritjen e shkallës së gjithpërfshirjes në procesin arsimor, është edhe rritja e numrit të asistentëve arsimor krahasuar me vitin shkollor 2021/2022.

Vitin e kaluar shkollor, ishin të angazhuar 500 asistentë arsimorë, por duke pasur parasysh nevojat e shprehura të prindërve të nxënësve me pengesa, me vendim të Qeverisë në vitin e ri shkollor, do të angazhohen gjithsej 720 asistentë arsimorë, gjegjësisht numri i tyre po rritet me 220 persona profesionistë. Me atë, në mënyrë shtesë do të rritet cilësia e procesit edukativo-arsimorë në shkollat, përfshirë edhe shkollat rajonale në zonat rurale.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon edhe më tej me përmirësimin e qasjes dhe disponueshmërisë së sistemit arsimor për nxënësit me pengesa, nëpërmjet investimeve të vazhdueshme si në infrastrukturën dhe prokurimin e mjeteve ndihmëse didaktike, ashtu edhe në trajnimin dhe zhvillimin profesional të kuadrit të mësimdhënësve tashmë të angazhuar dhe bashkëpunëtorëve profesional, por edhe angazhimin shtesë kudo që ka nevojë.

Baby Boo