MASH: 141 mësues mentorë, paga më të larta nga shtatori

ilustrim

41 mësues të shkollave fillore janë avancuar në titullin mentor, kjo do të thotë se ata kanë të drejtë nga shtatori të marrin një pagë më të lartë prej 3 mijë denarësh bazuar në këtë titull. Ministria e Arsimit tashmë i ka siguruar fondet në buxhetin e saj për këtë qëllim. Mësuesit-mentorë do të përfshihen në zbatimin e Konceptit të ri në arsimin fillor, i cili fillon në shtator të këtij viti në klasën e parë dhe të katërt, si dhe në proceset e reformës në klasën e nëntë, që do të zbatohen plotësisht në 5- 6 vitet e ardhëshme, thonë nga MASh.

Mësimdhënësit që fituan këtë titull, thonë se ndjehen të vlerësuar që kanë përmbushur standardet profesionale.
“Gjithkush pas një pune disavjeçare me nxënës, kërkon edhe të avancohet në karrierë. Unë si arsimtar mentor, do të angazhohem për implementimit e konceptin të ri në arsim, përkrahjen e kolegëve të mi për mësim më cilësor si dhe nxitjen për avancim e tyre profesional dhe ngritjen në karrierën e tyre.”, tha një arsimtare mentor.

Mësuesit që duan të avancohen në titullin e mentorit, duhet të kenë të paktën 7 vjet përvojë pune, të jenë të punësuar me kohë të pacaktuar dhe të përmbushin standardet profesionale. Thirrja e dytë publike për mësimdhënësit e shkollave fillore që duan të avancohen në titullin mentor, tashmë është publikuar. Aplikimi kryhet në mënyrë elektronike përmes karierenrazvoj.mon.gov.mk, e përveç aplikacionit, bashkangjitet edhe dokumentacioni i duhur si provë e përmbushjes së kushteve të deklaruara. Afati i fundit i aplikimit është 15 korriku.

Baby Boo