Masat e koronavirusit/ Pamjet tmerruese të lëkurës tregojnë se përse duart duhet të lahen për të paktën 30 seconda


Këto foto rëngjethëse tregojnë se përse është e rëndësishme që duart të lahen me kujdes dhe intensivisht gjatë epidemisë së koronavirusit të ri.

Autoritetet në Britani kanë thënë se larja e duarve duhet të zgjasë si një trajtim me dezinfaktant për të paktën 20 sekonda për ndalimin e përhapjes së mikrobeve vrasëse.

Këtë ka ndihmuar dhe aktorja vendase Kristen Bell duke shpërndarë këto foto shokuese të ndryshimit të pastërtisë së lëkurës – në varësitë kohës që i mbajnë nën trajtimin e sapunit dhe ujit.

Aktorja e serialit Frozen thotë se nëna e saj i bëri fotot nën dritën ultraviolet për të treguar rëndësinë e higjenës.

Në serinë e fotove tregohen duart e njeriut që shkëlqejnë në ngjyrë blu para se të lahen, ndërsa gjithashtu duket se thuajse nuk ndryshojnë ngjyrë fare pas një shpëlarje dhe shkundje.

Vetëm kur individi përdor sapun nis të dallohet ndryshimi dhe duat nuk shkëlqejnë më nag mikrobet blu.

Lajmi vjen kur më shumë se 100 000 raste të koronavirusit të ri janë diagnostikuar në të gjithë botën.
Pqër ta bërë më zbavitëse mjekët në Britani këshillojnë njerëzit se larja e duarve duhet të zgjasë sa melodia e njohur e këngës së ditëlindjes ‘Happy Birthday’ e kënduar dy herë.
Ata shtojnë se gjithashtu nuk duhet prekur hunda, goja e sytë dhe të evitohet kontakti me njerëzit. Pastrimi dhe dizinfektimi i objekteve të përdorimit dhe i sipërfaqeve të përbashkëta është gjithashtu i rëndësishëm.

Baby Boo