Masakrat e tmerrshme që kryen serbët në Kosovë, pamjet që tronditën liderët ndërkombëtarë!

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

20 vjet më parë në Reçak u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit, shkruan Indeksonline.

Madje, thuhet se masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës.

“Besoj sinqerisht, se incidenti i Reçakut, për arsye të ndryshme ka çuar në ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe pavarësinë. Ka pasur faktorë të ndryshëm në atë që ka ndodhur, por pas disa viteve të informatave dhe dëshmisë që Sllobodan Millosheviq po trajtonte popullatën shqiptare në mënyrë barbare është mundësuar ndërhyrja e NATO-s”, pati thënë Walker.

Më 26 mars, dy fshatrat Krushë e Madhe dhe e Vogël u gjendën nën rrethimin e hekurt të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe. Këta të fundit vranë e dogjën 221 banorë, 64 prej të cilëve ende nuk u janë gjetur trupat. Pjesa më e madhe e të masakruarve ishin burra e djem të rinj. Nga kjo ngjarje makabre kanë mbetur 500 fëmijë jetimë e shumë gra të veja.

Dy ditë pas gjenocidit në Krushë, forcat serbe vranë dhe masakruan mizorisht 147 veta në Izbicë. Masakra e Izbicës zë vend edhe në raportin e Departamentin të SHBA-së.

Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Pas masakrës, kufomat e të vrarëve, i varrosen fshataret e kësaj ane në fshatin Izbicë, mirëpo, forcat serbe, i zhvarrosin kufomat e të pushkatuarve, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosove e Serbi.

Më 27 prill 1999 forcat serbe rrethuan “Reken e Keqe” dhe “Lugun e Carragojës” në rrethinën e Gjakovës. Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës, gjatë viteve 1998-1999.

Në një operacion të planifikuar u ndërprenë të gjitha rrugët duke lënë të hapura vetëm dy rrugë në drejtim të Mejës.

Grumbullimi i meshkujve në grupe nga mosha 15-60 vjeçare filloi në orët e hershme të mëngjesit, në një bilanc të tmerrshëm u goditën 15 fshatra të rrethit të Gjakovës, duke i ekzekutuar të gjithë meshkujt shtëpi për shtëpi.

Baby Boo