Masakër në SHBA, 22 të vrarë, mbi 50 të plagosur, policia në ndjekje të vrasësit


Në qytetin Lewiston në SHBA, të paktën 22 persona mbetën të vrarë në dy sulme të armatosura. Dy sulmet ndodhën në një restorant autoritetet lokale thanë se viktimat varionin në mosha nga fëmijët e vegjël deri te të moshuarit.

50 persona të tjerë u plagosën nga sulmet. Vrasësi është futur në pallat me automatik dhe ka qëlluar mbi njerëzit. Pas dy sulmeve ai është arratisur dhe policia është vënë në ndjekje të tij.

I dyshuari është një burrë 40-vjeçar, i cili ishte instruktor i trajtimit të armëve, por gjatë verës i nënshtrohej trajtimit psikiatrik dyjavor.

Lewiston është qyteti i dytë më i madh në shtetin e Maine në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara. Qyteti ka rreth 38 mijë banorë. Ka pasur gjithsej 29 vrasje në të gjithë shtetin e Maine vitin e kaluar.

Baby Boo