Masakër në Mal të Zi, të paktën 11 persona u vranë, dyshohet se ka edhe fëmijë

Një sulmues në Cetinje të Malit të Zi ka vrarë disa persona sot, raportojnë mediat lokale, duke shtuar se ishte një konflikt familjar. Sulmuesi ka mbetur i vrarë, ndërsa mes të plagosurve ka fëmijë dhe policë, shkruajnë mediat malazeze. Deri më tani nuk dihet se sa të vrarë apo të plagosur nga ky sulm.

Baby Boo

Siç shkruan Dan malazez, nuk bëhet fjalë për një konflikt mes klaneve kriminale, dhe personi që qëlloi civilë dhe policë u vra. Burri u qëllua me armë nga policia e cila po kryente një aksion në terren për të parandaluar masakrën e mëtejshme. Dan shkruan se sulmuesi nuk i ka lejuar shërbimet e urgjencës të ndihmojnë të plagosurit. Policia është në terren. Askush nuk ka folur ende zyrtarisht për këtë sulm.

Të plagosurit rëndë janë dërguar në spital

Të lënduarit e rëndë janë dërguar në Qendrën Klinike të Malit të Zi.

Jozyrtare: 11 të vdekur deri më tani

Mediat malazeze kanë mësuar jozyrtarisht se VB (34-vjeçar) ka vrarë të gjithë familjen, e më pas ka dalë në rrugë dhe ka qëlluar njerëzit. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, në masakër kanë humbur jetën 11 persona, mes të cilëve dyshohet se ka edhe fëmijë. Policia vrau sulmuesin. /Nacionale/