Masakër në Florida, flitet për shumë të vrarë, plagoset një shqiptar


Një person hapi zjarr të dielën në turneun e videogame Madden NFL 19 në një kompleks argëtimi në qytetin e Xheksonvilit, në atë që autoritetet e Floridës e quajtën një “vrasje në masë”.

Media lokale raportoi për katërt të vdekur dhe dhjetë të plagosur.

Sherifi i Xheksonvilit paralajmëroi banorët të qëndronin larg zonës, pasi ajo nuk ishte e sigurt.

Në Complexity Gaming, Maden, ku edhe ndodhi edhe ngjarja e rëndë, i plagosur në dorë mbeti edhe Drini Gjoka, i cili duhet të jetë shqiptar. Gjoka ishte një nga dy garuesit ne turneun e videogame dhe kandidati kryesor për ta fituar atë.

Jacksonville Landing është një kompleks argëtimi përgjatë lumit St.Johns River. Zona përfshin shumë restorante në buzë të lumit dhe një market.

Baby Boo