Martesa shqiptaro-serbe; Hulumtimi sot në “Gjurmë Shqiptare”

Që prej një dekade shumë vajza shqiptare kanë marrë rrugën për në Serbi, ku kanë ngritur familjet e tyre me partnerë serbë. Thonë se dashuria nuk njeh barriera apo dallime të çdo lloji, por nëse ajo shitet e blihet a mund të quhet vërtetë e tillë? Si jetojnë vajzat shqiptare në këtë vend dhe çfarë qëndron pas këtyre martesave? A janë ato në një lidhje normale apo historia fsheh diçka tjetër?

Baby Boo

“Ka disa nuse shqiptare që jetojnë në fshatrat e lartë. Ato janë vendosur atje sepse vajzat tona nuk shkojnë në këto vende”, shprehet një serb.

Nusja 1: Po ka shumë vajza këtu që i mashtrojnë, nuk i tregojnë të vërtetën si jetojnë në fshat e ashtu.

Nusja 2: I them unë po duam të flasim gjuhën tonë, ne nuk mund ta ndërrojmë pse kemi ardhur këtu ne s’mund ta ndërrojmë gjuhën tonë. Duam të flasim shqip, shqip. Shqiptari me shqiptarin, greku me grekun, serbi me serbin.

Ka të dhëna se shpesh pagesat kundrejt shkesëve shqiptarë shkojnë deri në 2 mijë apo 3 mijë euro, ndoshta edhe më shumë, të cilat ndërmjetësuesit i përfitojnë për të sjellë vajzat në këtë vend, e jo vetëm kaq. Gjatë investigimit tonë ramë në gjurmë të njërit prej këtyre ndërmjetësve.

“Nuk është mirë të flitet për para në telefon. Ato nuk janë problem, rëndësi ka që vajzat të jenë të mira, punëtore dhe shtëpiake dhe jo që e kanë mendjen tek rrugët apo kafenetë. Djemtë ju paguajnë juve. Çmimet sillen nga 1000, 1500 deri ne 2000 euro, varet nga shpenzimet”, shprehet shkesi.

Çfarë ndodh me mjaft nga këto martesa, a janë ato fryt i ndjenjave apo pas tyre ka edhe diçka tjetër? Sot në mbrëmje në 20:10 në “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema, një hulumtim që do të zbardhë këtë linjë të erret dhe pak të kontrolluar nga autoritetet përkatëse.