Marrëveshje për partneritet strategjik të trupave rregullatorë për revizion të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë


Në bazë të marrëveshjes së Prespës me të cilën Republika e Greqisë vullnetarisht u obligua t’i ndihmojë institucionet e RMV-së në pjesën e eurointegrimeve Këshilli për avancim dhe mbikëqyrje të revizionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KAMR) dhe Këshilli helen për mbikëqyrje të standardeve kontabiliste dhe revizore sot në Athinë do të nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik.
Siç ceket në kumtesën e KAMR-së, bashkëpunimi strategjik mes dy trupave rregullatorë do të m,mundësojë zhvillim të kapaciteteve të brendshme të Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të revizionit dhe harmonizim të plotë të kompetencave të veta ligjore dhe dekreteve për revizion të personave juridik të interesit publik me direktivat evropiane.
“Këshilli helen tërësisht vihet në dispozicion në mënyrë që të vendoset sistem efikas dhe efektiv i mbikëqyrjes publike ndaj profesionit revizor në Maqedoninë e Veriut në pajtim me praktikën evropiane. Me atë do të përforcohet besimi publik dhe do të arrihet aktivitet më i madh ekonomik dhe interes i kompanive të Maqedonisë së Veriut. Këshilli helen obligohet ta mentorojë rrugën e Këshillit drejt integrimit në Komitetin e trupave mbikëqyre evropiane revizore (SEAOV), me çka Këshillit do t’i mundësohet qasje drejt përvojave dhe praktikave evropiane të cilat janë me rëndësi për rregullimin e profesionit revizor në RMV. Të gjitha aktivitetet do të financohen nga BE-ja përmes fondit të siguruar nga mjete nga programi TUINING për zhvillim institucional të vendeve kandidate në BE. Në këtë mënyrë do të mundësohet që revizorët nga RMV të integrohen në tregun e vetëm të shërbimeve revizore nga BE-ja dhe njohje të licencave të dhëna për punë të bartësve të aktiviteteve revizore në RMV”, theksoi kryetari i Këshillit për avancim dhe mbikëqyrje të revizionit, Vane Cvetanov.
Sipas Cvetanovit, Këshilli helen për mbikëqyrje të standardeve kontabiliste dhe revizore, si mentor, do të ndihmojë për harmonizim të plotë të ligjit për revizion me standardet më të larta të Forumit ndërkombëtar të rregullatorëve të pavarur revizorë (IFIAR). Njëkohësisht do të ndihmojë edhe në ndërtimin e kapaciteteve institucionale, përforcimin digjital dhe kadrovik të KAMR përmes pjesëmarrjeve të përbashkëta dhe aplikimeve në Fondet evropiane, ceket në kumtesë.

Baby Boo