Marrëveshja për emrin, protesta para Kuvendit, digjet kopja e marrëveshjes


Në numër dukshëm më të vogël se herët e tjera, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes që gjendet në procedurën parlamentare. Ata kërkuan që deputetët të mos votojnë pro marrëveshjes, e gjatë kohës kur kuvendi miratonte nevojën e ratifikimit të saj, protestuesit shpërthyen në thirrjet “tradhtarë”.

Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, të cilës i apeluan të bëjë kujdes pasi nuk ka mandate që të shesë Maqedoninë dhe emrin. Disa protestues iu drejtuan selisë së VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që deputetët e kësaj partie të japin dorëheqje dhe të mos marrin pjesë më në punimet e kuvendit.

Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski, njëherë refuzoi të takohet me protestuesit, por më pas ndërroi mendje dhe i pranoi në seli. Pas takimit, për Agjencinë e lajmeve MIA, presidenti i Shoqatës “Këshilli Kombëtar Gjithmaqedonas – Makedonium”, Strasho Olumçev, tha se pas kërkesës së tyre për largimin e deputetëve të opozitës nga seancat në Kuvend dhe për t’u bashkuar me protestat, Mickovski u tha atyre se VMRO-DPMNE nuk do të largohej nga Parlamenti, por nuk do të marrë pjesë në aktivitetet parlamentare në lidhje me marrëveshjen me Greqinë. Sipas Olumçevit, Mickoski ka deklaruar se “do të ishte më mirë nëse partia është brenda dhe për të parandaluar kryeministrin, Zoran Zaev, në marrjen e vendimeve të dëmshme”. Protestuesit para Kuvendit dogjën edhe një kopje të marrëveshjes. (Tvm2)

Baby Boo