Marrëveshja për emrin pret nënshkrimin e Ivanovit

Presidenti Gjorge Ivanov vazhdon të hesht lidhur me dekretimin e ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë. Nga kabineti i kreu të shtetit nuk japin detaje se kur mur të pritet vendimi i tij për ligjin që kaloi në Kuvendin të mërkurën e kaluar. Në të gjitha prononcimet e deritanishme, Ivanov ka kundërshtuar marrëveshjen duke e quajtur antikushtetuese dhe të dëmshme për interesat kombëtare dhe shtetërore.

Por, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ende shpreson se Ivanov do të reflektojë pozitivisht dhe se do të vej firmon e tij në ligjin që sipas pushtetit zhbllokon procesin euro-integrues. Sipas Xhaferit, me zgjidhjen e këtij problemi, rajoni do bënte edhe një hap të madh drejt stabilizimit.

Baby Boo

Siç e dini, ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë ka kaluar në Parlament. Unë pres se të gjitha institucionet shtetërore, posaçërisht Presidenti i shtetit, do ta respektojnë Kushtetutën dhe demokracinë parlamentare. E nëse kjo marrëveshje do të implementohet ose jo, do të vendosin qytetarët me anë të referendumit, ndërsa ne si politikan të përgjegjshëm atë vullnet e kemi patjetër ta respektojmë – deklaroi Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit.

Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska thotë se institucionet duhet të respektojnë marrëveshjet pasi janë të rëndësishme për zhvillimin dhe stabilitetin jo vetëm të shteteve përkatëse por edhe të rajonit.

Sheqerinska tha se marrëveshjes do të ishin të pavlera nëse nuk respektohen nga institucionet vendore, duke aluduar në bllokadën që po bën presidenti Ivanov.

Pas shumë vitesh ngecje dhe probleme, Maqedonia dhe Greqia arritën që të gjejnë zgjidhje për problemin thuajse pas 3 dekadash. Kjo marrëveshje historike u arrit 6 muaj pas marrëveshjes me Bullgarinë. Këto janë dy marrëveshje që tregojnë se në Maqedoni gjërat po ndryshojnë rrënjësisht, por se janë të pavlefshme përderisa institucionet vendase nuk tregojnë vullnet politik dhe rezultat në pjesën e reformave të nevojshme – pohoi Radmilla Sheqerinska, ministre e Mbrojtjes.

Marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë u vlerësuan pozitivisht edhe nga përfaqësues tjerë pjesëmarrës në takimin vjetor në Shkup të përfaqësuesve të komisioneve për Mbrojtje dhe Siguri nga Parlamentet e Evropës Jug-lindore.

 

Restorant Lumare