Marrëveshja për emrin, Perdju: Ju hapi rrugën për në NATO


Diplomati amerikan Xhejms Perdju, një ndër kontribuesit kryesorë për zgjidhjen e konfliktit të 2001 në Maqedoni, është i kënaqur që tashmë vendi i dha fund një tjetër kontesti që mendohej I pazgjidhshëm, cështjes së emrit me Greqinë. Duke e emërtuar vendin me emrin e ri të marrëveshjes, Perdju tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, do të shohë që në samitin e NATOs në korrik, përfitimet e para të asaj që u nënshkrua në Prespë.

“Përfitimet nga marrëveshja duhet të shihen në samitin e rradhës të Natos që do të mbahet për dy javë,një process që do ta shpie Republikën e Maqedonisë së Veiut në rrugën drejt antarësimit të plotë në NATO.Si person që nga afër kam përcjell situatën dhe kam qenë pjesë e marrëveshjes kornizë të Ohrit jam personalisht shumë I kënaqur nga këto rezultate” – u shpreh diplomati amerikan, Xhejms Perdju.

Perdju ndërkohë ka analizuar edhe marrëveshjen e Ohrit. Sipas tij, ajo është realizuar në aspektin teknik në pjesën më të madhe të saj, por ende mungon realizimi i plotë i frymës që kjo marrëveshje duhet të kishte për qyetarët e vendit.

Ligji për gjuhët ende nuk implementohet pasi presidenti Ivanov refuzon ta dekretojë edhe pse i njejti u votua dy herë në Kuvend.  Perdju e sheh zgjidhjen për ligjin e gjuhëve, në Gjykatën Kushtetuese.

“Supozoj se duhet të ketë rrugdalje e ajo është që Gjykata Kushtetuese të zgjidh këtë çështje. Marrëveshja e Ohrit nuk është mbi kushtetutën dhe mendoj se mund të pësoj ndryshime pra nëse Parlamenti e ka miratuar pra nuk e kuptoj arsyen pse ligji nuk kalon. Mendimi im si amerikan është se çështja e gjuhës nuk duhet të sjellë përçarje por duhet t’u mundësojë të gjithëve të shprehin identitetin e tyre kulturor. Të dyja bashkësitë maqedonasit dhe shqiptarët duhet të gjenë arsye për të punuar dhe jo për të bërë të kundërtën” – tha diplomati amerikan, Xhejms Perdju.

Këto prononcime Perdju i bëri  gjatë promovimit të librit të tij “Paqebërësit”  në Shkup, në të cilin ka trajtuar luftërat në Maqedoni, Bosnjë dhe Kosovë me  shembuj konkret për parandalimin e konflikteve.

Baby Boo