Marrëveshja për emrin, Kotzias:Presim ratifikimin nga Maqedonia e Veriut


Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, pret që marrëveshja e firmosur në Prespë, të fillojë të kalojë përmes procedurave të parapara.

Fillimisht ratifikimi në parlament, më pas referendum I pasuar me ndryshimet Kushtetuese, e nëse të gjitha këto përfundojnë me sukses në fqinjin, që tashmë Kotcias e quan Republika e Maqedonisë së Veriut, atëherë edhe Greqia do të përmbushë obligimet e saj.

Këtë javë, Maqedonia e Veriut do ta ratifikojë marrëveshjen, do të mbajë referendum, do ta ndryshojë Kushtetutën dhe më pas edhe ne do ta ratifikojmë marrëveshjen. Tanimë, ekziston një realitet që duhet ta zhvillojmë në dobi të dy popujve, që tëzhvillohen edhe ekonomitë e të dy vendeve . Por  që të ndodhë kjo, paraprakisht duhet të arrijmë marrëveshje që përmban kompromis dhe detyrime. Njerëzit e dy vendeve nuk janë në luftë, qytetarët e njëjtë që protestojnë me kënaqësi të madhe i presin si klientë gjatë gjithë vitit” – u shpreh ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

Kotzias ndërkohë ka reaguar ndaj protestave në anën greke kundër marrëveshjes së arritur. Është hipokrizi të mohosh fqinjët të cilëve ua hapo dyert kur harxhojnë paratë  e tyre për pushime thotë Kotxias duke akuzuar Demokracinë e re për nxitje të protestave.

Nga kjo e fundit thonë se ata që nënshkruan marrëveshjen, duhet të turpërohen sepse jo vetëm që ju lejuan qytetarëve të IRJM-së të vetëquhen maqedonas, por njëkohësisht i dhanë urdhër policisë të tregojë brutalitet ndaj qytetarëve grekë që mbronin interesat nacionale.

Pas tre ditësh në arrati, policia greke ndëkrohë  arrestoi deputetin e  Agimit të Artë, Konstandinos Barbarusis. Ai akuzohet  për tradhti të lartë ndaj atdheut, pas thirrjeve në parlament të premten ku kërkoi kokën e presidentit dhe kryeministrit grek.

Baby Boo