Marrëveshja për emrin ‘’17 maj’’ dita përfundimtare


Dimitrov dhe Kodzias kanë ra dakord për shumë ç’ëshje , tani pritet që kryeminstrat e vendit të japin fjalën e fundit ku pritet qe takimi i Zaevit dhe Ciprasit që do të mbahet në Sofje më 17 maj të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

Në Sofje planifikohet të mbahet një takim tet-a-tet në mes të Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në margjinat e Samitit BE-Ballkani Perëndimor më 17 maj, njoftoin portali grek “News247”.
Takimi mes dy kryeministrave pritet të kërkojë një marrëveshje përfundimtare mbi çështjen e zgjidhjes së “problemit të emrit.

Burimet diplomatike për “News247” theksojnë se përkundër vështirësive që ekzistojnë, përparimi i rëndësishëm është bërë dhe marrëveshja në shumicën e temave në negociata, pavarësisht faktit se dallimi kryesor mbetet në përdorimin e emrit erga omnes,theksojnë mediat greke.

11 maji dhe 12 maji janë veçanërisht të rëndësishëm për zhvillimin e ngjarjeve ku Dimitrov dhe Kodzias ka gjasa të mbajnë një takim të ri dypalësh, ndërsa një takim është planifikuar të shtunën me ndërmjetësin Nimitc.

Baby Boo