Marrëveshja Maqedoni-Greqi, Kocias: Zgjidhje e dobishme për të dyja palët


Ministri i jashtëm grek, Nikos Kocias, ka përgënjeshtruar akuzat  e  ish deputetit,  Dimitris Kamenos, se përmes marrëveshjes, Greqia ka marrë në këmbim lehtësime ekonomike. Marrëveshja e arritur mes palëve, sipas Kociasit, është bërë për shkak të sigurimit të paqes në të dyja vendet. Këto komente shefi i diplomacisë greke, Kocias, i bëri gjatë një interviste në Televizionin grek “Antena”.

“Në Marrëveshje janë përfshirë interesat e të dyja palëve. Duhet të jetojmë në paqe. Nuk dhamë asgjë për të marrë diçka në këmbim, bëmë marrëveshjen më të mirë”,- tha ministri i jashtëm i Greqisë, Nikos Kotcias.

Në lidhje me reagimet greke për përfshirjen e termit “maqedonas” për gjuhën dhe nacionalitetet, Kotcias përsëriti se gjuha është pranuar nga OKB në vitin 1977, ndërsa sa i përket vetëpërcaktimit, ai ka thënë se ajo është e drejtë që askush nuk mund t’ia marrë askujt.

“Në lidhje me çështjen Maqedoni dhe maqedonas, ajo është ajo që ata e kanë vendosur si temë kryesore në negociatat për të cilën nuk diskutojnë, të ruajnë vetëpërcaktimin e tyre. Ndërsa çështja më kryesore dhe më e vështirë në negociatat është të mos ua japësh atë. Sepse, nëse e mohon të drejtën më të lartë të pranuar nga OKB dhe të drejtën ndërkombëtare për vetëpërcaktim, përkatësisht të drejtën për t’u emëruar si dëshirojnë ata. Nëse do ta bënim atë, nuk do të kishte marrëveshje”,- tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kocias.

Kotcias është shprehur optimist se marrëveshja do të ratifikohet në Kuvendin grek edhe përkrah mospajtueshmërisë nga partneri i koalicionit në Qeveri.

Baby Boo