Marrëveshja e Prespës, Tsipras: marrëveshje historike, gati të paguajmë çmimin politik


Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, edhe njëherë ka ripërsëritur qëndrimin e tij se marrëveshja me Maqedoninë është e një rëndësie të veçantë dhe e pranueshme për shtetin grek dhe se me këtë marrëveshje historike Greqia mbron dhe ruan interesin kombëtar.
Cipras, duke folur për “Greqinë në erën e re”, në takimin e tij në komitetin qendror të SYRIZA-s, pohoi se marrëveshja historike për çështjen e emrit të vendit fqinj, është arritur me shumë përpjekje dhe mund, dhe për shkak të brendisë së saj, duhet të jetë e pranueshme për popujt e të dyja vendeve.
“Me përpjekje shumë të mëdha arritëm deri në marrëveshjen historike duke e ruajtur linjën një dekadëshe kombëtare, duke e ruajtur interesin kombëtar dhe historinë tonë. Edhe në këtë çështje të madhe, disa mbetën me gojë gjysmë të hapur, pasi rreth 20 herë ndryshuan pozicion. E hënë, e mërkurë, e premte, emër i përbërë dhe linjë nga qeveria e Karamalnisit. E martë, e enjte, e shtunë delirium nacionalist dhe argumente nga Agimi i Artë”,- deklaroi kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Cipras po ashtu shtoi se në vitin 2015, në zgjedhjet e fundit, populli grek i ka dhënë mandat, kohë dhe forcë qeverisë për betejat që po e prinin këtë vend, ndërsa Qeveria greke me të në krye ju përgjigj këtyre sfidave dhe ju doli në ballë problemeve, duke arritur të përfundon misionin e vështirë, dalje nga memorandumet, me ç’rast fillon erë e re për vendin.
“E dimë se pozicionin që e zgjodhëm ka edhe çmim politik, gjithsesi i përkohshëm, për shkak se, sipas rezultateve, përfundon çdoherë në dobi të interesave kombëtare. Misioni ynë për Greqinë, por edhe nga përvoja me betejën e madhe për dalje nga memorandumet tanimë është më i fuqishëm dhe më funksional. Greqia duhet të bëhet dhe do të bëhet vend bashkëkohor, progresiv, evropian, me protagonistë forcat e gjalla të shoqërisë”,- u shpreh kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras.
Cipras shpjegoi se viteve të kaluara kanë investuar në politikën të jashtme aktive, shumëdimensionale, me prioritet të plotë në sigurimin e të drejtave sovrane
Baby Boo