Marrëveshja e Ohrit, Zaev: Përfaqësimi i shqiptarëve nuk është përmbushur


Në 17 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, ende shumë punë mbetet për tu bërë për përfaqësimin e denjë dhe të barabartë të shqiptarëve. Zv/kryeministri për çështje Evropiane Bujar Osmani thotë se implementimi i kësaj marrëveshjeje paqësore tanimë ka marrë një dimension tjetër. Sipas tij shqiptarët nuk duhet të shihen vetëm si punësime dhe numra nëpër institucionet vendore por se ngritja e tyre në poste udhëheqëse tani paraqet sfidën dhe zbatimin e anës tjetër të kësaj marrëveshje. Ai shtoi se pjesa legjislative e zbatimit të MO-së është kompletuar me miratimin e Ligjit të Gjuhëve ndërkaq hyrja në fuqi e këtij ligji është dimension tjetër, percjell Fakte.

A është bërë gjithçka, nuk do të thoja se është bërë gjithçka por a është bërë shumë deri më tani, pothuajse kemi bërë shumë. Kemi filluar me 0,2% shqiptarë në administratën publike kemi arritur në 19,6%. Ajo që kam vlerësuar gjithmonë është se kjo periudhë ka qenë aspekti kuantitativ i implementimit të marrëveshjes, tani vjen periudha e aspektit cilësor të përfaqësimit dhe implementimit të marrëveshjes së Ohrit. Universitetet tona duhet të bëhen cilësore, do të duhet të ndodh procesi i ngritjes vertikale të atyre që vemë janë punësuar. Tani kemi një dimenzion tjetër të impelmentimit, shndërrimi nga kuantitet në cilësi për qytetarët në gjuhën e vet”- tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për çështje Evropiane.

Ndërkohë kryeministri Zaev pranoi se përfaqësimi i shqiptarëve nëpër institucionet publike të vendit nuk është i duhuri, por se do të punohet për përmirësimin e gjendjes.

Deri më tash nga ajo që e dimë se gjithsej 19% është përfaqësimi i shqiptarëve është në institucionet publike që do të thotë është më e vogël nga numri total. Ne do të vazhdojmë të punojmë më tej por edhe me bashkësitë tjera etnike përqindja e përfaqësimit nuk është e duhura nëpër institucionet publike. Në seancën e fundit të Qeverisë referonte Drejtoria për të ardhura publike për institucionet përqindjet. Në secilën seancë të Qeverisë do të ketë nga një institucion me qëllim që të mobilizojmë nga aspekti i përfaqësimit të barabartë që të gjithë qytetarët të jenë pjesëmarrës në punët e shtetit edhe atë duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë, para së gjithash që të gjithë qytetarët vendin e tyre ta ndjejnë në të vërtetë si të tyre, si në aspektin e të drejtave poashtu dhe përgjegjësive” -deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

Kreu i opozitares VMRO-DPMNE Mickoski e shfrytëzoi shënimin e kësaj dite për të thënë se Qeveria e ka mëse të nevojshme të zbatojë reforma në ekonomi, arsim dhe shëndetësi.

Sot qytetarëve të vendit i është urgjente reforma në ekonomi, reforma në Arsim, Maqedonia duhet të krijojë kushte shkollore siç kanë vendet e zhvilluara nëpër botë. Na mungojnë reforma në Shëndetësi, na duhet sistem i reformuar shëndetësor i cili do të na ofrojë shërbime cilësore dhe pacientët të jenë të kënaqur dhe jo të shohim se si ti kurdisim tenderët të cilët jepen përmes lidhjeve familjare dhe shoqërore”- tha Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Në ceremoninë e shënimit të 17 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit nuk ishte prezent Hazbi Lika Zv/ kryeministër për zbatimin e MO-së i cili është personi më kompetent për të treguar mbi implementimin dhe sfidat me të cilat përballet kjo marrëveshje. I pyetur nga gazetarët për mungesën e Likës, zv/kryeministri Osmani tha se Lika në mungesë të prezencës së tij fizike, iu është drejtuar të pranishmëve përmes një letre përshëndetëse në nder të shënimit të kësaj date.

Baby Boo