Marokeni e vjedh një kamion, kapet nga policia në fshatin Llojan


Një maroken ka vjedhur një kamion “Mercedes”, rasti është paraqitur në stacionin policor në Koçan, ndërsa hajduti është kapur në vendin e quajtur rruga Miratovski.

– Më datë 09.04.2024, në ora 22:25, zyrtarë policorë të stacionit policor të mbikëqyrjes kufitare Sopot në fshatin Llojan, në vendin e quajtur rruga Miratovski, kanë privuar nga liria A.E. 31 nga Maroku, njofton MPB.

Paraprakisht në Stacionin Policor të Koçanit ishte raportuar se ishte vjedhur nga një person i panjohur kamioni Mercedes me tabela të Koçanit. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, personi dhe vetura do t’i dorëzohen zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Koçan për procedurë të mëtutjeshme.

Baby Boo