Marku i kërkoi dyluftim pas fitores! Kush është Amir Khan?


“Më sillni tani Amir Khanin do ta thyej”, ka thënë Florian Marku pas fitores ndaj Chris Jenkins në Newcastle, të shtunën në mbrëmje. Marku e mposhti me nokaut Jenkins në raundin e katërt. Pas fitores, boksieri shqiptari i kërkoi meç Amir Khanit.

“Jam vetëm tre vjet në lojën e boksit, jam ende duke mësuar… Më sillni tani Amir Khanin do ta thyej”, ka thënë Marku pas fitores. Por kush është boksieri britanik Amir Khan, ndaj të cilit, Marku po kërkon meç.
Amir Khan është një boksier profesionist, promovues. Ai është një ish-kampion i botës në peshën e lehtë, duke e mbajtur titullin WBA nga 2009 deri në vitin 2012 dhe titullin IBF deri në vitin 2011.
Kujtojmë se Marku mbrëmë shënoi fitoren e tij të njëmbëdhjetë në tre vjet karrierë.

Baby Boo