Marko Gjuriq sot në Kosovë!


Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq si dhe sekretari i Përgjithshëm i Presidencës serbe, Nikolla Selakoviq pritet sot të vijnë në Kosovë, por me leje të institucioneve të vendit.
Kështu bën të ditur zëvendëskryeministri, ministër i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli.
Pacolli tha se me kërkesë të dy zyrtarëve serb, MPJ ka lejuar hyrjen e tyre në Kosovë.
“Po, Gjuriqi dhe Selakoviqi kanë kërkuar leje për të hyrë në Kosovë dhe ne kemi lejuar hyrjen e tyre”, thotë Pacolli.

Baby Boo