Mariçiq: Partitë s’do ta zgjedhin kryeprokurorin


Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq deklaroi se nuk do të ketë prokuror publik me propozim të partive politike. Përgjigja e tij ishte për kërkesën e opozitës që kryeprokurori publik të zgjidhjet me propozimin e tyre.

“Nuk besojmë se është formë e mirë zgjedhja e prokurorit publik me marrëveshje mes partive. Kishim një përvojë para disa vitesh me Prokurorinë Speciale Publike të cilën më pas opozita e kritikonte. Zgjedhja e prokurorit publik është kategori kushtetuese. Kjo definohet me Kushtetutë dhe për t’u ndryshuar, nevojitet ndryshim i Kushtetutës. Nuk besoj se në këtë moment, ky është prioritet. Kemi prokuror të mirë shtetëror dhe ai mund ta përfundojë punën sipas ligjit edhe pa ndryshim të Kushtetutës edhe pa ndryshim të prokurorit shtetëror”, deklaroi Bojan Mariçiq, ministër i Drejtësisë.

Baby Boo