Mariçiq: “Bullgarët duhet të përfshihen në Kushtetutë para anëtarësimit të RMV-së në BE”

Zëvendëskryeministri për çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot deklaroi se për Qeverinë nuk përbën problem futja e bashkësisë bullgare në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Mariçiq tha se këtë e mundëson koncepti i Kushtetutës sonë, ndërkaq nuk mohoi edhe përfshirjen e bashkësive tjera etnike në Kushtetutë.

“Qeveria jonë disa herë publikisht theksoi se për shkak të konceptit tonë për Kushtetutën, të përcaktuar në 2001 me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, nuk kemi problem që t’i shkruajmë në Kushtetutën tonë edhe bashkësitë tjera që deri më tani nuk janë përfshirë, siç përmendi edhe eurodeputeti, edhe bashkësinë kroate, malazeze, edhe bashkësinë bullgare”, tha mes tjerash Mariçiq.

Mariqiç tha se përfshirja e bashkësisë bullgare në Kushtetutë duhet të bëhet para anëtarësimit të vendit tonë në NATO.

“Ekziston vullnet politik për këtë, qëndrimi jonë është që kjo duhet të bëhet para hyrjes sonë në Bashkimin Evropian. Mbetet në periudhën në vijim përmes bisedimeve dhe dialogut të hapur me Bullgarinë të gjejmë mënyrë dhe afat kohorë që do të jetë më i përshtatshëm që këtë ta realizojmë”, deklaroi zv/kryeministri Mariçiq.

https://facebook.com/story.php?story_fbid=462867428658470&id=673190229477851&m_entstream_source=video_home&player_suborigin=feed&player_format=permalink&ref=watch_permalink