Mariçiq: “Bllokimi është duke e dëmtuar të gjithë rajonin dhe është kundër interesave të BE-së”


Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në margjinat e Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor realizoi takim me ministrin irlandez për Çështje Evropiane, Tomas Birn. Në takim ishte përçuar mesazh pozitiv për mbështetjen e fuqishme nga Republika e Irlandës për eurointegrimet tona, me besimin se bllokada sa më shpejtë do të hiqet dhe Maqedonia e Veriut së bashku me Shqipërinë do t’i fillojnë negociatat, kumtoi kabineti i Mariçiqit.

Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim e potencoi angazhimin dhe përkushtimin e dialogut për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë, në 6 muajt e fundit, duke i përsëritur qëndrimet e Qeverisë se nuk ka negociim për gjuhën dhe identitetin maqedonas, ndërsa çdo zgjidhje dhe propozim se duhet të bazohet në vlerat dhe standardet evropiane.

“Bllokimi i të gjithë procesit të zgjerimit e dëmton dhe është kundër interesave të Bashkimit Evropian por edhe rajonit. Ky Samit po ndodhë në një moment jashtëzakonisht të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor dhe për BE-në, jo vetëm për shkak të trazirave politike, të sigurisë dhe ato ekonomike në botë por edhe për shkak të ruajtjes së kredibilitetit të BE-së dhe besueshmërisë së politikës së zgjerimit”, tha Mariçiq.

Bashkëbiseduesit në takim kanë biseduar edhe për aktivitetet e planifikuara në kuadër të vizitës së vendit tonë nga Tomas Birn, së bashku me ministren e Çështjeve Evropiane të Republikës së Finlandës, Titi Tupurainen, në kuadër të turneut të tyre ballkanik në fillim të muajit korrik, në të cilin zëvendëskryeministri Mariçiq do të jetë nikoqir.

Baby Boo