Maqedonia vendos për të ardhmen


Rreth 1.8 milion votues janë ftuar të deklarohen të dielën për Marrëveshjen me Greqinë, që parasheh riemërtimin e vendit në Republika e Maqedonisë së Veriut, me çka do t’i jepej fund kontestit 27-vjeçar me fqinjin jugor. Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni vlerësojnë se referendumi i së dielës paraqet një shans historik, i cili do t’ia hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Evropian.

Qytetarët e Maqedonisë pritet që të dielën të vendosin për të ardhmen e tyre. Pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë lidhur me kontestin shekullor për çështjen e emrit të Maqedonisë, qytetarët e kësaj të fundit do të dalin të dielën për të votuar në referendumin, me anë të së cilit do të tregojnë nëse mbështesin ose jo këtë marrëveshje, rrjedhimisht nëse mbështesin ndërrimin e emrit të Maqedonisë nga emri aktual në “Maqedonia Veriore”.

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni vlerësojnë se referendumi i së dielës paraqet një shans historik, i cili do t’ia hapte Maqedonisë rrugën për anëtarësim në NATO dhe në Bashkim Evropian. Sipas tyre, votimi i suksesshëm i referendumit do t’u ndihmojë edhe shqiptarëve, të cilët, siç shprehen ata, gjithmonë kanë qenë dhe janë properëndimorë.

Ndërkohë, përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Maqedoni kanë bërë të ditur për “Zërin” se ata janë unikë sa i përket votimit të referendumit. Por pavarësisht këtyre, ka të atillë në Maqedoni të cilët tashmë kanë bërë thirrje që referendumi në fjalë të bojkotohet

Baby Boo