Maqedonia Selanikun do të duhet ta thirr Thesanoliki


Qeveria në seancën e sotme e ka deklasifikuar marrëveshjen me Greqinë dhe e ka publikuar në ueb-faqen e saj, njofton Portalb.mk.

Sipas marrëveshjes, të dy palët obligohen që t’i përmbahen Konferencës së Kombeve të Bashkuara për standardizimin e emrave gjeografik në lidhje me përdorimin zyrtar të emrave gjeografik dhe toponimeve të territorit të palës tjetër, duke i dhënë prioritet shfrytëzimit të endonimeve, në vend egzonimeve.

Kjo do të thotë se Maqedonia, qytetet dhe fshatrat greke prej Maqedonisë së Egjeut të dikurshëm do të duhet që t’i thërret sipas toponimeve greke, kështu në vend se Selanikut, do të duhet t’i jepet prioritet emrit Thesanoliki.

Baby Boo