Maqedonia para SHBA me numrin e vik*timave në një milion banorë


737 persona vetëm në muajin nëntor janë regjistruar se kanë ndërruar jetë si pasojë nga virusi korona. Me 32 vik*timat e djeshme, Maqedonia e tejkaloi edhe SHBA në listën botërore me vende me vd8ekshmëri më të madhe nga Covid-19 në 1 milion banorë.

Gjendemi në vendin e 7 në botë dhe në top 5 në Evropë. Në qendrat Covid në Shkup në 24 orët e fundit janë hospitalizuar 38 pacientë për shkak të komplikimeve nga virusi korona dhe gjithsej 480 persona të dyshimtë dhe të infektuar mjekohen në repartet infektive në kryeqytet. Në 24 orët e fundit në Covid-qendrat në spitalet e vendit janë evidentuar se mjekohen gjithsej 816 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë me Covid-19. Nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut kanë ndërruar jetë 1 731 persona.

Baby Boo