Maqedonia nuk ka marrëveshje për ekstradim me Hungarinë


Maqedonia nuk ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetëror të ekstradimit me Hungarinë, me të cilën do të kërkohej që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të shlyej dënimin me burg dyvjeçar për blerjen e “mercedesit”.

Nga Ministria e Drejtësisë për “Makfaks” thanë se nëpërmjet akteve të tjera ligjore do t’i kërkonte autoriteteve hungareze që ta dorëzonin atë në Maqedoni.

Aktet ligjore përmes të cilave kërkohet ekstradimi i Gruevskit janë Ligji për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, konventa evropiane për ekstradimin nga viti 1957 dhe dispozitat e marrëveshjes ndërmjet RSFJ-së dhe Republikës Popullore të Hungarisë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga viti 1968.

Në mënyrë identike, Maqedonia nga Greqia kërkoi ekstradimin e refugjatëve Goran Gruevski dhe Nikolla Boshkovski, sepse me atë vend nuk ka marrëveshje ndërshtetërore për ekstradim.

Baby Boo