Maqedonia nën ethet e referendumit


LSDM-ja për referendumin e 30 shtatorit do të mundohet të hyjë në koalicion me disa parti politike për një referendum të suksesshëm. Partitë shqiptare e mbështesin referendumin, ndërsa VMRO në opozitë është kundër.

SDM-ja për referendumin e 30 shtatorit do të mundohet të hyjë në koalicion me disa parti politike, sepse qëllimi i saj është që referendumi të kalojë në atmosferë sa më miqësore dhe tërheqëse për qytetarët, më ndryshe nga çfarëdo lloj tjetër procesi zgjedhor. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev dëshiron në shtet secilit t’i mundësohet ta tregojë qëndrimin e tij, por ai nënvizon se Maqedonia rrallë herë merr shans të tillë që përmes referendumit të sukseshëm të inkuadrohet në familjen evropiane. “Ne duhet ta shfrytëzojmë shansin historik, sepse nuk është e lehtë pas 27 viteve të arrihet marrëveshje e tillë e ndjeshme me Greqinë, që na i hap dyert drejt BE-së, drejt perspektivave më të mira, prosperitetit ekonomik, mbajtjes së të rinjve në shtet, ruajtjen e tërësisë territoriale të këtij vendi”, është shprehur Zaev.

VMRO kundër referendumit

Nëse referendumi nuk do të ketë përkrahjen e qytetarëve më 30 shtator, atëherë kryeministri Zoran Zaev do të jetë tërësisht i delegjitimuar dhe se ai duhet të ikë nga pushteti. Këtë e ka theksuar kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. “Zaev do të jetë kryeministër i delegjitimuar i Maqedonisë me çka do të pasojnë disa procese tjera politike”, ka thënë Mickoski. Sipas tij, janë mirë të njohura kriteret e referendumi të suksesshëm, ndërsa as qeveria e LSDM-së nuk beson në suksesin e saj për këtë referendumi është konsultativ. Ai tha se ky është një operacion i shtrenjtë statistikor, që godet xhepat e qytetarëve dhe buxhetin.

Partitë shqiptare në mbështetje të referendumit

Partitë parlamentare shqiptare janë shprehur se do të mbështesin pozitivisht referendumin për emrin, pasi që me këtë hapet rruga e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE. Ato do të jenë pjesë e fushatës duke i bërë thirrje elektoratit të tyre që të dalin për të votuar pro referendumit.

Për BDI-në referendumi është një moment që duhet të na bashkojë të gjithëve, pozitë e opozitë, sepse anëtarësimi në NATO është në dobi të të gjithë qytetarëve, paqja stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik janë për të gjithë. “Referendumi është një pikë shumë e rëndësishme që duhet të na bashkojë drejt anëtarësimit të vendit tonë në NATO, dhe këtë nuk duhet ta bëjmë se e kërkon NATO por sepse ne kërkojmë të hyjmë në NATO”, është shprehur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Aleanca për Shqiptarët si partia më e madhe në opozitë vendosi që ta mbështesë referendumin e 30 shtatorit por ka vendosur edhe disa kushte për rregullimin e raporteve shqiptaro-maqedonase. “Qeverisë së Shkupit i mungon edhe një marrëveshje shumë më e rëndësishme dhe kjo është marrëveshja e brendshme ndërmjet dy komuniteteve më të mëdha në Maqedoni, shqiptarëve dhe maqedonasve”, ka theksuar Ziadin Sela kryetar i ASH-s.

Lëvizja BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi po ashtu ka vendosur që t’i japë përkrahje referendumit për emrin. Kjo parti ka apeluar për unitet politik ndërshqiptar në Maqedoni në prag të proceseve të rëndësishme që po e presin vendin, siç është referendumi. “Neve si gjeneratë na ra barra të ndërmarrin vendime të rëndësishme për shtetin në të cilin jetojmë. Janë këto vendime që nuk kanë të bëjnë vetëm me të sotmen tonë, por aq më shumë me të ardhmen dhe me fatin e brezave që vijnë pas nesh”, ka deklaruar Afrim Gashi.

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi kohë më parë është shprehur i bindur se referendumi për çështjen e emrit do të dalë i suksesshëm dhe se kthim prapa nuk ka. Edhe krahu u BESES së Kasamit fuqishëm do të mobilizohet për suksesin e referendumit.

Qeveria me fushat më agresive për referendumin

Selim Ibrahimi nga Qendra për Studime të Sigurisë dhe Zhvillim në Maqedoni, thotë se porositë e qarta që vijnë nga ndrkombëtarët se referendumi duhet të jetë i suksesshëm në masë të madhe kanë si synim inkurajimin e qytetarëve maqedonas të rreshtohen pro referendumit, veçanërisht ata të cilët janë të papërcaktuar ose që ende hamenden rreth daljes në referendum. “Në fakt, bashkësia ndërkombëtare nuk mund të bëjë më shumë nga kjo që po bën, sepse në duart e qytetarëve të Maqedonisë mbetet se si do të vendosin të votojnë në referendumin e shtatorit. Vendi ndodhet në një pikë shumë të rëndësishme dhe këtë qytetarët e Maqedonisë duhet ta kuptojnë”, vlerëson Ibrahimi.
Analisti Nikolla Dujovski thotë, se nevojitet një fushatë më agresive nga ana e Qeverisë dhe shumicës parlamentare për t’ua sjellë për së afërmi qëndrimet e qendrave vendim-marrëse .
kseli, do të kenë efekt vetëm nëse Parlamenti, si bartës për realizimin e fushatës për referendumin arrin t’ua servirë qytetarëve si politikë që ata ta kenë të qartë se nëpër cilën rrugë ka vendosur të ecë Maqedonia”, thotë Dujovski.
Referendimin e 30 shtatorit në Maqedoni, i cili do të përcaktojë edhe rrugëtimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së do ta mbykqirin edhe shumë organizata të huaja dhe vendase. Deri më tani në KSHZ janë akredituar 270 vëzhgues të OSBE-së dhe 120 të Qendrës CIVIL, nga Asociacioni Qytetar “MOST” dhe organizata ndërkombëtare IFES./ DW

Baby Boo