Maqedonia në vendin e 33-të sipas indeksit të ekonomive të lira


Maqedonia është renditur në vendin e 33-të në botë, ndërsa në vendin e 17-të në Evropë sipas indeksit të lirive ekonomike për vitin 2019 që e përpiloi Fondacioni Heritixh.

Në raport theksohet se Maqedonia edhe më tej është vend stabil makroekonomik, ndërsa në performansat  ekonomike vendore ka ndikuar kriza politike. Si vërejtje kryesore theksohen niveli i ekonomisë gr që përfshin mes 20 dhe 45 për qind të BPV-së, shpenzimet publike joproduktive, si dhe ajo se ekziston kornitë ligjore, por ka dobësi në implementimin. Nevojiten edhe reforma strukturore të cita do të drejtohen në luftën kundër korrupsionit dhe administratës së  madhe.

Maqedonia më mirë është renditur nga vendet e rajonit. Pas saj janë Bullgaria  në vendin e 37-të, Kosova në vendin 51-të, Shqipëria në vendin  e 52-të, Sllovenia në vendin e 58-të, Serbia në vendin e 69-të, BeH në vendin e  83-të, Kroacia në vendin e 86-të, mali i Zi në vendin e 92-të dhe Greqia në vendin e 106-të..

Vende me liri më të mëdha ekonomike janë Hong-Kongu, Singapori, Zelanda e Re, Zvicra dhe Australia, ndërsa më të këqija janë Zimbabve, Kongo, Eritreja, Kuba, Venezuela dhe Koreja e Veriut.

Me raportin e Heritixhit janë përfshirë 180 shtete në botë.

 

Baby Boo