Maqedonia mbeti në dhomën e pritjes së BE-së, Shekerinska: Ne jemi evropian


Do të vazhdojmë të sjellim vendime të mençura dhe të udhëheqim politika të vërteta, jo vetëm sa për t’i treguar Evropës se po sillemi sikur evropian, por për shkak se e dimë se qytetarët e Maqedonisë janë evropian dhe presin nga ne standarde evropiane. Kështu deklaroi Ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska e cila vazhdon të jetë optimiste për rezultate pozitive në debllokimin e rrugës drejt BE-së nga Bullgaria.

“Kur punët varin prej nesh, unë jam çdo herë optimist për shkak se kur ta japësh maksimumin, rezultate vijnë. Në Qeverinë çdo herë e kemi këtë optimizëm, në Ministrinë e drejtësisë dhe në komunitetin akademik. Megjithatë, pyetja në kontestet bilaterale nuk ka të bëjë me atë që mund ta bëni, por pyetja është se çfarë do të bëjë pala tjetër, dhe ju nuk mund ta shfrytëzoni optimizmin tuaj që ta kryeni detyrën e tyre”, deklaroi Shekerinska.

Nga ana tjetër kryeministri Zaev në mëngjes në profilin e tij në facebook shkroi se negociatat me BE-në nuk guxojnë të shndërrohen në negociata me Bulgarinë.
“Integrimet evropiane nuk guxojnë t’u jenë peng çështjeve bilaterale. Liderët evropian duhet seriozisht të marrin parasysh se zhgënjimet e pafund që vazhdimisht përsëriten patjetër ua hapin derën euro skeptikëve duke i inkurajuar. Pikërisht për këtë arsye BE-ja duhet të gjejë formulë për ta mbajtur fjalën dhe ta vazhdojë zgjerimin e Ballkanit Perëndimor”, tha Zaev.

Pasi që as dje dhe as sot zgjerimi i BE-së nuk u vendos në rend dite në Këshillin Evropian, Maqedonia mbeti tek dhoma e pritjes së BE-së, ndërsa Bulgaria nuk e hoqi veton.

Baby Boo