Maqedonia konfirmon raste të reja me virus, numri total shkon në 67


Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë mbrëmjes janë testuar edhe 71 pacientë prej të cilëve dy kanë rezultuar pozitiv.

Një person është nga Shkupi i cili ka qenë në kontakt me pacient të infektuar në vendin tonë, kurse personi i dytë është nga Ohri i cili ka ardhur në vendin tonë nga Bresha e Italisë.

Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se edhe 17 pacient që janë testuar në një klinikë private kanë rezultuar pozitiv, por që të njëjtit do të testohen sërish nga ISHP. Me rastet e fundit numri i përgjithshëm i personave të infektuarve në vend deri në ora 10:00 është 67.

Baby Boo