Maqedonia ka miell të mjaftueshëm, ja kur pritet të shtrenjtohet


Mullinjtë në Tetovë nuk kanë mungesë të grurit dhe miellit. Kështu thonë nga dy fabrikat për përpunimin e miellit, G8 dhe Vita Mill. Sipas tyre, çmimet e miellit në Maqedoni nuk varen nga fabrikat, por nga çmimi i grurit në treg, ndërsa thonë se Maqedonia ka kapacitete që të furnizojë tregun e brendshëm dhe ka rezerva deri në të korrat e ardhshme.

“Në këtë periudhë kohore miell ka plotë dhe sasitë e miellit janë të garantuara deri në të korrat e reja. Në fillim patëm problem me rritjen e çmimit të grurit, kur patëm kërkesa të blejmë grurë. U rrit çmimi i grurit nga 11 u bë 13 denarë. Gruri nga Serbia është i shtrenjtë, ndërsa tani do të ketë ndonjë lëvizje të lehtë të çmimeve”, tha Xhelal Halili prodhues mielli, Vitamill.

“Miell të mjaftueshëm ka, shkaku se edhe është stabilizuar gjendja. Edhe rezerva të grurit ka, për çmimet besoj se do të rriten shkaku se shkon rritja e çmimit të grurit”, tha Emin Halili prodhues mielli G8.

Një kilogram grurë në treg tani për tani është 13 denarë. Tani për tani një thes miell 25 kilogramësh, tip 400 që përdoret për bukë në shtëpi është në çmimin e pakicës 550 denarë. Me shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut një thes miell në shitore arriti deri në 900 denarë. Prodhuesit e miellit thonë se ata në asnjë rast nuk kanë rritur çmimet e miellit.

Baby Boo