“Maqedonia Ilindenase nuk është në tavolinën e bisedimeve sepse nuk kaloi në Greqi”


Kryeministri Zoran Zaev ka folur në Kuvendin e Maqedonisë, në lidhje me çështjen e kërkesës dërguar Patriarkanës Qiellore Ortodokse, dhe rreth çështjes së emrit.

Në seancën për pyetje-përgjigje të deputetëve, Zaev tha se nuk ka kërkuar nga Selia e Sinodit që të ndryshohet emri i Kishës Ortodokse të Maqedonisë, kurse letra dërguar patrikut Bartolomej e vërteton këtë.

Në lidhje me çështjen e emrit, Zaev tha se jemi shumë afër zgjidhjes së saj.

Sipas tij, propozimi Maqedonia Ilindenase u pranua nga Tsipras, por opozita greke e kundërshtoi ashpër, prandaj ky propozim atje nuk kaloi.

Ai shtoi se është me rëndësi edhe mendimi i qytetarëve, përmes referendumit./Telegrafi

Baby Boo