Maqedonia i dhuron edhe katër avionë luftarakë Ukrainës


Katër avionë ushtarakë, të blerë nga Ukraina në vitin 2001, Maqedonia e Veriut i ka kthyer pas, si donacion për ushtrinë ukrainase.

Për avionët “CU-25” ose të njohur si “suhoi” vendi ynë në vitin 2001 ka pagaur 4 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2004 i konservoi me qëllimin për t’i shitur. Armata e Maqedonisë së Veriut i modernizon pajisjet e saj, sipas standardeve të NATO-s dhe gradualisht heq nga përdorimi nga armatimi i vjetër dhe jofunksional.

Të përdorur në vetëm disa operacione gjatë konfliktit të vitit 2001, në mes forcave shtetërore të sigurisë së Maqedonisë së Veriut dhe Ushtrisë Çlirimtare të Shqiptarëve etnikë (UÇK), avionët e blerë nga Ukraina pas dy viteve ishin të gatshëm për shitje. Pse ai plan nuk është realizuar deri më tani pritet të zbardhet nga dokumentet që Ministria e Mbrojtejs thonë se do të deklasifikohen.

“Detajet e sakta për të tria vendimet, përmbajtja e tyre dhe sqarimet do të deklasifikohen dhe do të publikohen. Me vendimet e marra nuk dëmtohet gatishmëria luftarake e armatës sonë,” deklqaruan nga Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes e ka konfirmuar donacionin e tankeve për Ukrainën, duke mos e saktësuar numrin e tyre, ndërsa Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në rrjetet sociale ka përsëritur.

“Vazhdojmë me mbështetjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në Evropë në shekullin 21 nuk ka vend për agresion të hapur dhe për vuajtje. Angazhimi i NATO-s për mbështetje të qytetarëve ukrainas dhe për vendin në mbrojtje nga agresioni i pajustifikuar rus është pa mëdyshje,” deklaroi Sllavjanka Petrovska Ministre e Mbrojtjes.

Rusia gjatë ditës së djeshme e ka vlerësuar si “gabim të madh” të qeverisë në Shkup donacionin e tankeve për Ukrainën. Zëdhënësja Marija Zaharova theksoi se me këtë “kontribuohet për vazhdimin e aktiviteteve kriminale të regjimit të Kievit kundër civilëve në Donbas”.

Pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit kanë dhënë donacione në armë për Ukrainën, disa publikisht, ndërsa të tjerat në misione “të heshtura”. Sllovenia ka dërguar 35 automjete të blinduara të prodhimit jugosllav, Greqia 120 automjete luftarake sovjetike, mbi 4 mijë raketa topash, 20 mijë pushkë automatike dhe municion, ndërsa Kroacia ka theksuar se dërgesa është në vlerë 16 milionë euro, duke mos publikuar detaje plotësuese.

Baby Boo